Shukri Buja

Shukri Buja: Nuk kisha njohuri për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, në mars të 1998

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Shukri Buja ka deklaruar se nuk kishte njohuri për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mars të vitit 1998. Ai tha se për këtë kohë i kujtohej më shumë përmendja e Shtabit Qendror përmes komunikatave publike. Buja u pyet për deklaratat e tij të mëparshme ku kishte përmendur njohuri për Shtabin e Përgjithshëm, por ai sqaroi se nuk e mbante mend terminologjinë e përdorur atë kohë. Në dëshminë e tij, ai përshkroi udhëtimin nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas hyrjen në Kosovë me një grup bashkëluftëtarësh, përfshirë Adem Jasharin dhe figura të tjera të rëndësishme të UÇK-së.  I pyetur për rolin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në atë periudhë, Shukri Buja tha se nuk kishte pasur dijeni për pozitat e tyre, në Shtabin Qendror.  Ai përfundoi duke theksuar se organizimi për rekrutimin e ushtarëve në vitin 1998 ishte bërë në mënyrë vullnetare, pa ndonjë urdhër të drejtpërdrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …