leoni

Shukri Buja: Pajtim E. Durmishi i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës: frymë e re për fitoren në Lipjan!


Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të zgjerohet me personalitete të reja e të përgatitura, që besojnë në ndryshimin dhe fuqinë e angazhimit qytetar. Sot, me krenari dhe besim të plotë në të ardhmen, mirëpresim në rrugëtimin tonë politik Pajtim E. Durmishin, një kuadër i ri, i shkolluar, me vizion të qartë dhe me rrënjë të thella në historinë e lavdishme të vendit tonë.
Pajtim Durmishi nuk është vetëm një emër i ri në politikë, por një zë i formuar në përballje me sfidat, një profil i dëshmuar në procese zgjedhore dhe një zë i guximshëm i gjeneratës që kërkon përgjegjësi, drejtësi dhe zhvillim. Me përvojë në organizimin studentor, përfaqësim politik dhe drejtim strukturash në nivel lokal dhe qendror, ai i bashkohet PDK-së me një vendosmëri të qartë: për ta bërë ndryshimin e shumëpritur në Komunën e Lipjanit.
Ai është biri i një familjeje që ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetndërtimin, i biri i njërit prej komandantëve dhe themeluesve të UÇK-së në Lipjan dhe këtë trashëgimi ai e mban me përulësi dhe krenari, duke e shndërruar në angazhim të vazhdueshëm për shtetin dhe qytetarin.
Me Pajtim Durmishin në krah, Partia Demokratike e Kosovës forcon përfaqësimin e brezit të ri të politikanëve që nuk bëjnë kompromis me parimet dhe që i japin kuptim të ri shërbimit publik. Ai vjen në PDK me dije, përvojë dhe vizion, për të kontribuar fuqishëm në fitoren tonë më 12 tetor 2025, dhe për të ndërtuar një Lipjan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të barabartë për të gjithë.
Ata që dikur ndërtuan themelet e lirisë, sot përfaqësohen denjësisht nga pasardhës që do të ndërtojnë zhvillimin. Bashkë me Pajtimin dhe shumë të tjerë që po i bashkohen këtij vizioni, do ta kthejmë Lipjanin në rrugën e drejtë, në rrugën e shpresës, besimit dhe rezultateve të prekshme.
Mirë se vjen Pajtim E. Durmishi: mirë se vjen në shtëpinë ku fillon ndryshimi!

Kontrolloni gjithashtu

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Sot iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprorit të TMK-së …