Shumë shtete të Evropës po shqyrtojnë ndërmarrjen e masave të reja për ta ndal hovin e pandemisë

Shumë shtete të Evropës po shqyrtojnë ndërmarrjen e masave të reja për ta ndal hovin e pandemisë që ka përfshirë gjithë kontinentit me një rritje të theksuar të rasteve të reja. Kjo rritje e jashtëzakonshme e infektimeve ka bërë që shumë shtete të Evropës të vazhdojnë edhe për një kohë më të gjatë zbatimin e masave të ndërmarra kohë më parë por edhe ndërmarrjen e masave të reja. Nga ana tjetër, në disa vende të Bashkimit Evropian ka pasur protesta kundër masave antikovid, si në Zvicër, Francë, Gjermani, Kroaci, Poloni e shtete të tjera. Por pavarësisht këtyre protestave, autoritet e këtyre vendeve janë duke shqyrtuar ndërmarrjen e masave të reja të cilat parashohin edhe reduktimin e të gjitha veprimtarive në maksimum.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …