Shumë të vdekur e të lënduar nga aksidenti i autobusit me turist

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në Iran. Nga aksidenti i autobusit që po bartte turist, kanë humbur jetën 10 alpinist dhe janë lënduar 8 të tjerë. Mediet ndërkombëtare njoftojnë se një autobus me një grup alpinistësh, po udhëtonte nga Irani në drejtim të Azerbejxhanit dhe është rrokullisur duke shkaktuar vdekjen e shumë turistëve dhe lëndimin e të tjerëve. Minibusi ishte nisur nga Tabriz, qyteti më i madh në veriperëndim të Iranit, në një lartësi prej 1 mijë e 351 metrash, drejt një prej fshatrave turistikë të Warzghan që ndodhet rreth 60 kilometra larg, kur u përmbys. Si pasojë e aksidentit të paktën 10 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …