U mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit Isak Guta

Në teatrin “Adriana” në Ferizaj, me pjesëmarrjen e miqve, shokëve, bashkëveprimtarëve, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe drejtuesve e përfaqësuesve institucional nga niveli qendror e lokal, nën organizimin e bashkëveprimtarëve në mërgim e me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit Isak Guta. Për të ndjerin, në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke i shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëveprimtarëve, foli shefi i kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi. Biografinë e veprimtarit atdhetar, veprimtarit kulturor, të ndjerit, Isak Guta e paraqiti para të pranishmëve, familjari i të ndjerit, Ilir Guta. Për veprimtarin Isak Guta evokuan kujtimet shokët e veprimtarët e tij si Imer Lladrovci e Qamil Rexhepi, të cilët çmuan lartë kontributin e veprimtarit Guta për çështjen kombëtare dhe krijimtarinë e tij letrare e artistike. Në emër të Shoqatës “Jezerci” të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti, Fadil Sejdiu – bashkëvendas i të ndjerit, gjersa djali i veprimtarit Isak Guta, Arben Guta falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e vlerësimin e veprës së babait të tij. Nën tingujt e lahutës dhe vargjeve të krijuara enkas për veprimtarin Isak Guta, bashkëvendasi i tij Nazmi Hajdari, me performimin e tij artistik, mbylli këtë mbledhje komemorative.

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …