Gjon Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Ishte i biri i Gjergj Serreçit dhe Anita Kurtit. Lindi në Ferizaj më 10 shkurt të vitit 1920…Pasi paraprakisht ishte kapur tradhtisht nga OZN-a, më 24-25 prill të vitit 1947, në një shtëpi të braktisur të fshatit Desivojc, gjatë hetimeve në Prishtinë ka deklaruar: “Kam thënë se duhet të formohet Organizata dhe se kjo nuk është organizatë balliste, por është Organizatë Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shoqëror në Jugosllavinë e sotme dhe në Shqipërinë e sotme, për krijimin e Shqipërisë etnike duke e bashkuar Kosovën në kufijtë e saj etnikë, që do t’i bashkoheshin Shqipërisë së tillë, me rendin që do ta krijonim ne. Ndërrimin e rendit shtetëror e kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e fuqive të mëdha, të jashtme siç janë: Anglia dhe Amerika dhe me ndihmën e fuqive të armatosura, që ishin në male, të cilat do të ngriheshin për ta marrë pushtetin në duart e veta”….( Gjon Serreçi, më 10 prill të vitit 1947, në zyrën e hetuesisë së OZN-së, në Prishtinë).
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
