Si reagoi Këshilli Ekzekutiv të KSA të Kosovës, 30 vjet më parë pas ndërprerjes së dhunshme të punës së Kuvendit

Si reagoi Këshilli Ekzekutiv të KSA të Kosovës, 30 vjet më parë pas ndërprerjes së dhunshme të punës së Kuvendit

   8.08 1990: GJENDJA NË KOSOVË PAS NDËRPRERJES SË DHUNSHME TË PUNËS SË KUVENDIT  DHE TË KËSHILLIT EKZEKUTIV TË KSA TË KOSOVËS

Pas ndërprerjes së dhunshme dhe antikushtetuese të punës së Kuvendit dhe të Këshillit Ekzekutiv të KSA të Kosovës,  nga ana e Kuvendit të RS të Serbisë, situata e përgjithshme në Kosovë është përkeqësuar maksimalisht dhe ka marrë rrjedha e përmasa dramatike, skajshmërisht të rrezikshme. Krahas kësaj situate të rëndë dhe fakteve të pamohueshme për ashpërsimin e krizës së përgjithshme, organet zyrtare të RS së Serbisë e paraqesin krejtësisht objektivisht ndryshe, duke u përpjekur të arsyetojnë aktin e suspendimit. Ata thonë se masat që po i ndërmarrin organet republikane po sjellin rezultate, përkundër revoltës dhe rezistencës së njerëzve punues dhe qyetetarëve nga radhët e Shqiptarëve.

Pavarësisht nga situata jonë specifike dhe kushtet jonormale për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes, konsiderojmë detyrë tonën që rregullisht të ju informojmë për gjendjen dhe që nga Këshilli Ekzekutiv Fedeativ të kërkojmë që në suaza të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes organeve federative, të ndërmerrni masa urgjente për tejkalimin e menjëhershme të kësaj gjendje dhe të parandaloni zhvillimet e mundshme dramatike të situateës.

Populli Shqiptar në Kosovë sot po përjeton momentet më të vështira në historinë e vet më të re, të shkaktuar nga pushteti dhe represioni i një njësie federale të shtetit federal. Kjo është bërë sistematikisht një kohë të gjatë, veçmas tash i është ekspozuar  kufizimeve të mëdha, ndalesave, maltretimeve, rrahjeve, arrestimeve, burgosjeve, dënimeve dhe krijimit të “pushetit të pastër etnik” (serb, v.j.). Në pozitat e sekretarëve krahinorë, udhëheqësve të organeve dhe organizatave krahinore, të drejtorëve, kryetarëve të kuvendeve komunale dhe të këshillave ekzekutive, janë vu drejtorë  e shefa të dhunshëm, kryesisht serbë e malazezë e ndonjë musliman. Emërimi i srekretarëve krahinorë dhe i udhëheqësve të organve krahinore nga ana e Kuvendit të RS të Serbisë e vërteton këtë  më së qarti. Prej 10 sekretarëve dhe udhëheqësve të oraneve krahinore, vetëm një është shqiptar, i cili as që është konsultuar për këtë emërim dhe ka refuzuar ta pranojë funksionin.

Si askund në botë, sot Shqiptarë janë në situateë pasigurie në punë e në jetë.  Populli shqiptar prakikisht më nuk ka liri në shtetin e vet. Janë shpeshtuar ndërhyrjet dhe bastisjet e përditshme nëpër shtëpi e dyqane, në vendet e punës e në rrugë. Në tërë këtë po përfshihen e bashkëpunojnë edhe disa  nacinalistë nga radhët e serbëve e malazezëve, të cilët me ndihmën e policisë po bëjnë presione të ndryshme, për të penguar  punën normale të organeve vetëqeverisëse e të sindikatave, duke provokuar dhe maltretuar drejtëpërdrejtë.  Disa individë dhe organe të Serbisë pandërprerë kanosën me luftë, si  solucion për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Serbët dhe malazezët, në mënyrë të organizuar nga organet e pushtetit, po marrin leje për të mbajtur armë; vetëm brënda një dite u janë dhënë 400  leje për armë serbëve e malazezëve.

Në skenë janë masat dhe metodat dhe ekzekutorët e tyre për rrënimin e shpejtë dhe të përhershëm të të gjitha formave institucionale të subjektivitetit të autonomisë  së Kosovës. Çdo ditë po zbatohen në jetë zgjidhjet nga  projekti i kushtetutës së re të RS të Serbisë, ashtu që Kosova të vie para aktit të kryer. Ai projekt  është miratuar pa marrë mendimin e Kuvendit të Kosovës dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës.  Kushtetutën e tillë dhe zgjidhjet e saj, populli shqiptar kurrë nuk do t’i pranojë.

Kosova po qeveriset drejtpërdrejt nga Këshilli Ekzekutiv i RS të Serbisë, përmes sekretarëve republicanë dhe përfaqësuesve të tyre të cilët i kanë uzurpuar organet krahinore. Të gjitha kuadrot shqiptare janë përzënë me dhunë nga vendet udhëheqëse në organet dhe organizatat krahinore. Edhepse janë bërë disa emërime, organet krahinore nuk janë bërë bërë funksionale dhe kështu është krijuar  përçarje dhe  kaos i përgjithshëm në administratë. E vetmja gjë që “funksionon”  është aplikimi i masave të dhunshme dhe përzënia e punëtorëve shqiptarë prej pune.  Në Kosovë janë mbyllur dhe  janë ndërprerë të gjitha proceset demokratike e pluraliste.  Me të madhe po zbatohën zgjidhjet  e Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, që po institucionalizohën në aktet më të larta të Kuvendit dhe të organeve tjera të RS të Serbisë.

Përpjekjet që në këto procese të përfshihet edhe një numër i shqiptarëve, kanë dështuar, sepse shqiptarët as nuk i pranojnë këto masa, as nuk do të përfshihen në zbatimin e tyre.  Po zbatohet koncepti i presionit për të përjashtuar shqiptarët nga marrëdhënia e punës në të gjitha lëmit e jetës shoqërore dhe ekonomike. KJo ka filluar me largimin e udhëheqëve të organeve dhe administratës shtetërore, të veprimtarive ekonomike e shoqërore dhe të mjeteve të informimit.  Kjo po bëhet me dhunë dhe me krijimin e kushteve të atilla në të cilat shqiptarët nuk mund të punojnë.  Gjendja më e rëndë është në organet e punëve të brëndshme, të suspenduar më heret, e në këtë kuadër  policët shqiptarë u janë ekspozuar provokimeve të ndryshme, ndalimit të përdorimit të gjuhës amtare dhe presionit për të kryer veprime të kundërligjshme në detyrën e tyre zyrtare.  Nga puna janë larguar shqiptarët edhe nga organet dhe organizatat e tjera shtetërore.

Të punësuarit në Radio-televizionin e Prishtinës janë në gjendje shumë të vështirë, të cilët qysh prej ditës së publikimit të vendimit dhe të Ligjit të RS të Serbisë, janë përndjekur nga vendet e tyre të punës dhe kanë mbetur në rrugë. Prej momentit të ndërprerjes së dhunshme të punës së Kuvendit dhe të Këshillit Ekzekutiv, prej 5.07.1990, nga ndërmarrjet, organet dhe institucionet janë përzënë 4.403 punëtorë. Përzënja prej pune e punëtorëve shqiptarë bëhet çdoditë në numër më të madh. Për t’ia dhënë njëfar forme ligjore këtij akti, përkundër ekzistimit të ligjeve të përgjithshme mbi marrëdhëniet e punës, Kuvendi i RS të Serbisë ka miratuar ligj special mbi marrëdhëniet e punës në rrethana të posaçme, në bazë të të cilit mund të ndërpritet marrëdhënia e punës në çdo kohë,  pa zbatuar kurrëfar procedure por vetëm në bazë të vendimit të drejtorit apo udhëheqësit të dhunshëm.  Një ligj dhe akt i tillë  që po zbatohet pamëshirshëm ndaj punëtorëve shqiptarë, nuk është i njohur askund në botë.

Me propagandën e organeve republikane, të cilat i kanë uzurpuar autorizimet dhe punët e organeve dhe të organizatave krahinore, në të cilat janë aplikuar masat e dhunshme,  po orvatën të paraqesin sikur shqiptarët po refuzojnë të kryejnë punët dhe detyrat. Kjo nuk është e vërtetë.  Por, puëtorët e organeve dhe organizatave krahinore nuk i pranojnë vendimet e organeve republikane, sepse në atë mënyrë do të përfshiheshin në ato organe dhe do të zbatonin urdhërat e tyre.  Kjo do të thoshte pranimi dhe suprimimi i organeve krahinore, në të cilat janë të punësuar. Me këto dhe masa tjera, me blokada të pandërprera,  po realizohet strategjia e krijimit të popullit në shkopin e lypësit dhe të zbatohet gjendja e urisë. Kjo mënyrë  po krijon gjendje të padurueshme materiale të popullit, veçmas të punëtorëve.

Me dhunë e represione është përfshrë tërë ekonomia e Kosovës. Ky proces në ekonomi ka filluar më heret me njëfar diferencimi ideo-politik të kuadrove, kur nga ndërmarrjet ekonomike janë larguar një numër i madh të kuadrove udhëheqëse e profesionale shqiptare, dhe me emërimin e udhëheqësve të dhunshëm dhe futjen e masave të dhunshme. Ekonomia e Krahinës është blokuar pandërprerë duke shkaktuar ndarje në baza nacionale, duke kërkuar paritet në qeverisje, gjë që në shumë ndërmarrje është arritur që shqiptarët krejtësisht të menjanohën nga procesi i marrjes së vendimeve (si rasti  në Elektroekonomi).

Masat e përkohëshme janë ndërmarrë në disa dhjetra ndërmarrje dhe institucione dhe numri i tyre po rritet dita-ditës. Në këtë mënyrë, ligjet e tregut, që (duhet) zbatohen  dhe përfshihën në  reformën e sistemit të ekonomisë, në Kosovë janë ngulfatë dhe pamundësuar me udhëheqjen administrative.  Situata është shumë e rëndë dhe e paqëndrueshme në organizatat më vitale ekonomike, sikurse janë Elektroekonomia, Trepça, industria metalike, e të tjea. Në situateë të tillë, zhvillimi  i mëtejshëm i Kosovës është sjellë në gjendje të pasigurisë së plotë dhe praktikisht është ndërprerë.  Po bëhet demontimi dhe marrja e makinave dhe mjeteve themelore të ndërmarrjeve të themeluara me mjetet e Fondit për zhvillim (“Kluz” në Gllogovc, Fabrika e Pompave me Piston në  Deçan, e nga shumë të tjera). Po pengohet edhe puna normale e kuvendeve komunale dhe organeve të tyre, pengohen inisiativat e tyre, ndërsa Kuvendi i Serbisë po formon komuna të reja, me synim të arritjes së qëllimeve të caktuara, dhe po emëron anëtarë të këshillave ekzekutive e të kuvendeve komunale, nga ana e Kuvendit të Serbisë (sikurse është rasti në Ferizaj).

Në veprimaritë shoqërore gjendja është skajshmërisht e rëndë. Në shumë organizata shëndetësore janë emëruar udhëheqje të dhunshme, duke emëruar drejtorë të dhunshëm kryesisht serbë e malazezë. Në institucionet shëndetësore, në mënyrë të dhunshme dhe pa kurrëfarë nevoje po sjellin ekipe mjeksëroe nga territori i Serbisë. Pa kurrëfar arsye sulmohen mjekët dhe personeli tjetër shqiptar. Ko është shprehur veçanërisht në klinikat dhe në Fakuletin e Mjekësisë dhe është vetëm pyetje ditësh ky Fakultet do të futët nën administrim të dhunshëm.  Me këtë do të paralizohet plotësisht shërbimi shëndetësor në Kosovë dhe do t’iu pamundësohet qytetarëve realizimi i mbrojtjes shëndetësore, gjë që do ta përkeqësojë edhe mëtutje gjendjen e përgjithshme.

Në arsim është situata e njëjtë. Plan-programet mësimore të Krahinës janë abroguar dhe në vend të tyre zbatohen  plan-programet e Republikës së Serbisë. Me këtë reduktohet dhe pamundësohet mësimi i gjuhës, kultures dhe i histories së popullit shqiptar. Aktualisht, gjendja më e rëndë është në regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës. Vendimi i organeve republikane, që në Universitetin e Prishtinës të regjistrohen 1500 studentë nga territori i Serbisë,  pa konkurs dhe jashtë çdo kriteri për regjistrim, do të thotë shuarja e autonomisë së  Universitetit të Prishtinës. Ky është zbatimi i paramenduar pr ndryshimin e strukturës kombëtare të studentëve dhe të popullsisë së Kosovës. Kjo po zbatohet kur në Universitetin e Prishtinës janë të kufizuara mundësitë për pranimin e të gjithë të rinjëve të Kosovës të interesuar për studim në këtë Universitet. Për shkak të mundësive të kufizuara, në konkursin e rregullt kanë mbetur pa u pranuar një numër i konsideruar kandidatësh nga radhët e shqiptarëve dhe të serbëve e malazezëve nga Kosova. Universietin aktualisht e udhëheqin vetëm serbët dhe malazezët, gjë që po e rëndon keq gjendjen në këtë institucion të shkollimit të lartë.

Me futjën e masave të përkohëshme në mjetet e informimit, është bërë e pamundur puna e tyre në gjuhën shqipe. Programi  në radio-televizion në gjuhën shqipe nuk emetohet prej 5 korrikut 1990. Është ndaluar botimi i gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe, siç ishin: “Zëri i Rinisë”, “Bota e Re”, “Shkëndija”, etj, ndërsa gazeta ditore “RILINDJA” po del me vështirësi të mëdha, duke i ndaluar e dënuar për disa numra dhe kështu po futet nën mbikëqyrje politike.

Për të gjitha  këto shkaqe, gjendja e popullsisë është jashtëzakonish e rëndë. Presioni policor  kufizimet e rënda dhe procedurat e ndryshme po krijojnë situateë të tendosur  dhe eksplozive. Veçmas janë shpeshtuar e masovizuar provokacionet dhe nxitja e njerëzve kudo. Janë shfaqur dukuri të cënimit të integritetit moral dhe familjar, që është provokimi më i rëndë. Kjo po bëhet për të shkaktuar revoltë masive dhe krijuar kushte për gjakderdhje. Po bëjmë përpjekje që shqiptarët të mos bien në këto provokime e këto qëllime djallëzore, por shfaqja e tyre e shpeshtë po e rritë tensionin.

E gjithë kjo dhe masat e veprimet e tjera po zbatohen me qëllim që të sjellin deri te suprimimi i plotë i autonomisë së Kosovës, gjë që është  sipas përmbajtjes së projekt të kushtetutës së RS të Serbisë, e cila synohet të miratohet në kushtet e suspendimit dhe suprimit të dhunshëm të subjektivitetit kushtetues të Krahinës. Është fakt se përgatitjet për futjën e masave të veçanta janë bërë më heret, duke anticipua zgjidhjet e ardhshme kushetuese përmes një numri ligjesh që janë miratuar në Kuvendin e Serbisë dhe menjëherë ka filluar zbatimi i tyre. Kjo e vërteton eliminim e përshpejtuar të strukturës instiucioale të autonomisë sëKosovës; duke suprimuar organet e Krahinës, duke paaftësuar ekonominë, duke bërë të pamundur përdorimin e gjuhës shqipe, të simboleve kombëtare dhe shenjave tjera të kulturës shqiptare. Haptas është shfaqur tendenca e suprimimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe të institucioneve tjera shkencore e kulturore, për të krijuar kushtet për braktisjen ose përndjekjen masive të shqiptarëve nga Kosova.

Përkundër gjendjes jashtëzakonisht të rëndë, populli shqiptar me sukses po i përbllon sfidat, masat e shumta dhe të ashpra të represionit,i vetëdijshëm se kështu mund ta evitojë krijimin e kushteve dhe preteksteve për zbatimin e skenarit të qërimit të hesapeve  me Kosovën, duke e ditur se provokimet dhe nxitjet e  shumta e të përditëshme bëhën me qëllim të përshkallëzimit të gjendjes. Rrjedha e deritashme e ngjarjeve këtë e ka vërtetuar dhe shqiptarët janë koshient për këtë.

Nga gjithë sa u tha më sipër, është e domosdoshme që, përveç tjerash, të ndërmerrën këto masa:

  1. Në pajtim me Kushetutën,  të mundësohet menjëherë puna e Kuvendit dhe e Këshilit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës dhe organeve tjera, dhe menjëherë të abrogohen të gjitha ligjet te cilat e pengojnë punën.
  2. Të eliminohën të gjitha masat të cilat pamundësojnë punën e mjeteve të informimit publik, dhe të krijohen kushtet për informim objektiv në pajtim me ligjin mbi informimin publik. Kjo nënkupton, t’iu mundësohet puna normale organeve dhe udhëheqësve legjitim të zgjedhur në ato organizata.
  3. Menjëherë të ndërpritet respresioni dhe kufizimet e shkaktuara nga organet e punëve të brendshme të RS të Serbisë mbi shqiptarët. Ky represion duhet të ndërpritet në ndërmarrje, në organe, organizata,  institucione dhe në qytete e fshatra të mbarë Krahinës.
  4. Të ndërpritet rrënimi institucional dhe organizativ i strukturës së autonomisë së KSA të Kosovës.
  5. Të hiqen të gjitha masat e dhunshme të aplikuara në ekonomi dhe në veprimtaritë shoqërore dhe të pengohet  aplikimi i masave të tilla në institucionet dhe organizatat e tjera, ashtu që të bëhet e mundur punua normale dhe jeta  e garantuar me Kushtetutë.
  6. Të ndërpritet  pushimi masiv dhe i paarsyeshëm i punëtorëve nga marrëdhënia e punës, ndërsa atyre që janë përjashtur, t’iu mundësohet kthimi në vendet e tyre të punës: në organet, organizatat dhe institucionet krahinore si dhe në ndërmarrjet ekonomike dhe në veprimtaritë shoqërore.
  7. Që edhe në Kosovë të mundësohet zhvillimi normal i proceseve demokratike dhe pluraliste, regjistrimi dhe puna e partive politike. Shqiptarëve,sikur të gjitha kombeve e kombësive të vendit, t’iu mundësohet  deklarimi i lirë për organizimin dhe konstituimin në kuadër të RSF të Jugosllavisë.
  8. Që Këshilli Ekzekutiv Federativ ta vazhdojë punën dhe bashkëpunimin me Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës të zgjedhur në mënyrë legale dhe të kryejë detyrat e veta të përaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Këtë  dokument, ta quajmë informatë, njoftim,  raport,  ankesë apo kërkesë, e kanë përpiluar Jusuf Zejnullahu, kryetar i atëhershëm i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, dhe Muhamet Bicaj, ministër në atë Qeveri, derisa ishin duke qëndruar në egzil (në Lubjanë), dha ua kanë dërguar: Qeverisë së Sllovenisë,  Qeverisë së Kroacisë dhe Qeverisë Federale, më 8 gusht 1990, dmth. para 30 vjetëve. Raporte,informata e kërkesa të tilla  ajo Qeveri, e udhëhequr nga Jusuf Zejnullahu, u ka derguar edhe disa here tjera këtyre organeve dhe institucioneve ndërkomëtare.

Dokumenti është shkruar në gjuhën serbokroate, për shkak se u është dërguar organeve të cilat e kuptojnë atë gjuhë.

Gjeneratat e reja nuk e njohin Jusuf Zejnullahun, ndërsa ato të mesme e më të vjetra e kanë harruar. Por,angazhimi i tij, në kushtet e përndjejes nga sigurimi i shtetit për ta burgosur, dhe qëndrimi i tij në azil, duhet të dihet, pa marrë parasysh se kush çfarë mendimi ka ndaj personalitetit të tij.

 

Nga dokumentacioni i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, nxori dhe përktheu, Adil Fetahu

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …