Armend Zemaj: Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj e viziton sot komunën e Bujanocit dhe të Preshevës

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë sot komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare. Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Aririfi. Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani. Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …