Sibel Halimi

Sibel Halimi: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para se të shkonte në Greqi, do të duhej të raportonte në Kuvendin e Kosovës

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej të raportonte në Kuvendin e Kosovës për ultimatumin që ka marrë nga pesë emisarët të shtunën para se të shkojë në Greqi, për të ligjëruar për probleme globale. Kurti është shumë populist në mitingje zgjedhore e njeri i prapaskenës në veprime, kryeministri ka përbrendësuar një qasje mosbesuese kundruall opozitës, medias e miqve të Kosovës dhe çka është më e frikshmja, ai ka hyrë në ujëra të turbullta me politika konfliktuoze. Zonja Halimi ka thënë se Kuvendi në anën tjetër, jo vetëm që nuk e kryen detyrën e tij, por shpesh abuzon me të drejtën e deputetëve të shumicës që lirshëm të deklarohen. Tempulli i demokracisë nuk është zgjatim i ekzekutivit; i pari e mbikëqyr dhe kontrollon këtë të dytin. Ky deformim, kjo stërkeqje e konstitucionalizmit shtetëror, është rrezik shtesë për Shtetin tonëm ka shkruar  zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …