leoni

Sibel Halimi

Sibel Halimi: Moskonstituimi i Kuvendit është regres i emancipimit shoqëror

Deputetja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë jo vetëm si krizë institucionale, por edhe si shenjë të një regresi më të thellë të emancipimit shoqëror. Ajo ka kritikuar mënyrën se si gratë po instrumentalizohen në betejat politike, duke u trajtuar si figura simbolike dhe jo si subjekte të vërteta të lirisë dhe ndryshimit. Halimi është shprehur se përfaqësimi i grave po shndërrohet në një performancë të zbrazët, ku prania e tyre nuk sjell fuqi transformuese, por maskon mungesën e barazisë reale. Duke iu referuar mendimit të Judith Butler, ajo ka theksuar se gratë nuk po trajtohen si aktore politike me ndikim të vërtetë, por si pjesë e një skenari të ndërtuar nga logjika e pushtetit. Sipas saj, ky regres u konkretizua edhe në mënyrën se si u prezantua ish-kryetari i Kuvendit në seancën e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Arbërie Veliu-Maqedonci mbështet deputeten Shqipe Selimi për mos votimin e Donika Gërvallës

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dalë në mbrojtje të deputetes …