SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kundër testimit të mësimdhënësve të Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është shprehur kundër testimit që ishte paralajmëruar për mësimdhënësit në vendin tonë. Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka deklaruar se ata kanë qenë dhe janë kundër një testi të tillë. “Test me shkrim për arsimtarët as nuk ka pas e as nuk do të ketë kurrë dhe këtë e din edhe ministri Bytyqi, sepse me testin me shkrim …ne kemi parë edhe në testin e maturës që ka dalë rrjete sociale… prandaj jemi kundër këtij testi dhe nuk i kemi besuar se do të jetë korrekt dhe real”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka thënë se me këtë test mund të ketë ngjyrime politike dhe do të vihej në pikëpyetje puna që kanë bërë profesorët në fakultete, universitete, etj. “Ne jemi kundër kësaj, por duhet të ketë këshilltarë profesional sepse është nënçmues. Edhe Shqipëria ka dështuar…pra duhet këshilltarët pedagogjik profesionalë të shkojnë nëpër shkolla edhe të vërejnë a ka probleme a jo”, ka deklaruar Jashari. Ndryshe, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se duhet të ketë vlerësim për të gjithë mësimdhënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Pjetër Shala mbetet me 13 vjet burg, gjykata speciale ka lënë në fuqi vendimin

Gjykata Supreme në Hagë ka vendosur ta lërë në fuqi dënimin prej 13 vitesh burg …