Policisa

Sindikata e Policisë kërkon nga Qeveria realizimin e të drejtave për zyrtarët policorë, paralajmërohen masa radikale

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e të drejtave për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar dhe punojnë në kohë pandemie për parandalimin e COVID-19. Sipas një njoftimi për media, ata thonë se nëse pagesat e tyre nuk kryhen në këtë fund vit do të shikojnë mundësinë e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizojnë të drejtat e tyre. Tutje në njoftim thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë se pagesa nga pakoja emergjente, pagesat e ushqimit të bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa në ndërrimin e natës në mënyrë të dinjitetshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …