Sindikata e Policisë së Kosovës reagon ndaj raporteve të pasakta në media dhe mbrojtjes së dinjitetit të oficerëve

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin për praktikat e fundit të raportimit mediatik, sidomos në lidhje me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pas ngjarjeve tragjike apo incidenteve që janë ende nën hetim. Ajo thekson rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të oficerëve të rendit dhe reagon me përgjegjësi dhe maturi ndaj shpërndarjes së informacioneve të pasakta. Në reagimin e saj, Sindikata ka përmendur rasti tragjik të rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjska. Ajo ka kritikuar një deklaratë të gazetarit Branislav Krstiç, i cili mohoi vrasjen heroike të Bunjakut, duke e quajtur këtë një fyerje të rëndë ndaj kujtimit të tij dhe sakrificës së tij. Sindikata e Policisë së Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të çdo pjesëtari të forcave të rendit dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me mediat që veprojnë me profesionalizëm dhe objektivitet.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …