KFOR-i ka publikuar një deklaratë pas protestave afër kufirit të Kosovës, në Jarinjë

Sindikata e Policisë së Kosovës shqetësohet për policët që për 10 ditë kanë mbetur të bllokuar në Leposaviq dhe në Jarinë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngritur shqetësimin se policët e Kosovës që nëntë ditë kanë mbetur të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë, atje ku janë vendosur barrikadat nga grupet kriminale serbe. Për këtë ka folur në studio gjatë lajmeve qendrore në RTK Imer Zeqiri nga kjo Sindikatë. Ai ka thënë se shqetësimi i tyre dhe i menaxhmentit policor për kolegët atje është jashtëzakonisht i madh, duke shtuar se në këto rrethana ata e kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën, për shkak të kushteve të krijuara në këto rrethana, por edhe për shkak të ambientit në të cilin qëndrojnë ata.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …