Policia e Kosoves

Sindikata ka bërë thirrje që sa më parë të bëhet sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ju ka bërë thirrje urgjente akterëve shtetëror që sa më parë të bëhet sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e policisë. Drejtues të kësaj sindikate kanë thënë se çështja e sigurimit shëndetësor është ngritur prej kohësh, por se institucionet nuk kanë arritur të ofrojnë zgjidhje konkrete. ”Sindikata i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të ndërmerren masa të menjëhershme për sigurimin e mbështetjes shëndetësore për policët. Kjo kërkesë vjen si pasojë e një vetaksidenti të fundit, ku një automjet policor pësoi aksident, duke lënë të lënduar tetë zyrtarë policorë. Ngjarje të tilla, që po përsëriten shpesh, theksojnë mungesën e një mbulimi të duhur shëndetësor për ata që çdo ditë përballen me rreziqe të larta në shërbim të vendit”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …