Jusuf Azemi

Sindikatat paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes së punëtorëve gjatë vitit 2025, kërkojnë veprime nga Qeveria e re

Punëtorët në sektorin publik dhe privat gjatë vitit 2025 janë përballur me përkeqësim të kushteve ekonomike dhe sociale, si pasojë e mosformimit të institucioneve të reja dhe funksionimit të vendit me Qeveri në detyrë për një periudhë të gjatë. Përfaqësuesit sindikalë vlerësojnë se mungesa e dialogut social, rritja e inflacionit dhe moszbatimi i ligjeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në standardin jetësor të punëtorëve, duke kërkuar që Qeveria e ardhshme të ndërmarrë masa të menjëhershme për përmirësimin e situatës. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët e sektorit privat kanë mbetur pa mbrojtje institucionale dhe se shumë prej zotimeve të dhëna që nga viti 2021 nuk janë realizuar. Ai theksoi se inflacioni ka ndikuar negativisht në fuqinë blerëse të punëtorëve dhe se dialogu social ka munguar pothuajse tërësisht. Gjatë katër viteve të fundit mbi 200 mijë të punësuar, kryesisht nga sektori privat, kanë emigruar, duke e cilësuar situatën si shqetësuese. Përfaqësuesit sindikalë kanë bërë thirrje që partitë politike të arrijnë konsensus për formimin e institucioneve të reja dhe të vendosin në prioritet çështjet e punësimit, pagave dhe mbrojtjes sociale, duke theksuar se vonesat institucionale kanë pasoja të drejtpërdrejta për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ: PDK-ja rritet për një, LDK-ja bie në 14 ulëse

Derisa numërimi i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit kjo ka …