Atdhe Hykolli

Sindikatat reaguan pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili ka paralajmëruar ndryshime në udhëheqjet e tyre

Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili  ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues të tjerë në krye të sindikatave, duke aluduar në ndërrimin e tyre.  Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarëve të sindikatave është punë vullnetare. “E drejta për t’u anëtarësuar në sindikatë është vullnetare, më pastaj edhe zgjedhja e udhëheqësve është vullnetare. Zgjedhjet nëpër federata bëhen në mënyrë demokratike, ne si sindikata nuk i ndërhyjmë askujt. Ne prapë kërkojmë që t’i lëmë anash këto muhabete, duhet të ulemi dhe të bisedojmë për punët që na preson,” ka thënë Hykolli.

Kontrolloni gjithashtu

Netanyahu: Edi Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë, një mik i madh i Izraelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në …