Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kryeministri Kurti, ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën për media ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave. Tahiri, deklaroi se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80 mijë zyrtarë publikë të këtij vendi. Me deklaratën e fundit, Albin  Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata. Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta. Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit ka konstatuar Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …