Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të hyrat nga mërgata jonë gjatë vitit 2024 kanë arritur në 1 miliard e 300 milion euro. Krahasuar më të hyrat të dhjetë viteve më pare, shihet një rritje e jashtëzakonshme, prej 100 për qind. Në vitin 2014, të hyrat nga mërgata kanë arritur në 622 milion euro. Rritje e ndjeshme është bërë edhe në eksport dhe import të mallit. Përderisa në vitin 2014, vlera e mallrave të eksportuara nga vendi ynë kishte arritur vlerën e 325 milion euro, në vitin 2024 vlera e mallrave të eksportuara ka arritur në 942 milion euro. Rritje tejet të madhe ka pasur edhe në import. Përderisa gjatë vitit 2014, vlera e produkteve të ipmortuara ka arrit vlerën e 2 miliard e 500 milion eurove, gjatë vitit 2024, në vendin tone janë importuar mallra me vlerë pre 6 miliard e 400 milion euro.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
