Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19, 96 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 37 të tjerë janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19, me këtë rast komuna e Deçanit ngushëllon familjen Baqaj dhe të gjithë qytetarët  Deçanit. Ndërsa nëntëdhjetëegjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19 dhe tridhjetëeshtatë të tjerë janë shëruar plotësisht.

Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1002 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 762 të shëruar plotësisht, 26 kanë humbur jetën dhe 214 raste janë akoma aktive.

Komuna kërkon nga qytetarët që të kenë shumë kujdes për veten dhe familjen e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …