Vetëvendosje

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje dorëheqja e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi është e vonuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo parti përmes një komunikate për media ka thënë se akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila pohon se për ta mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se e vlerësojnë aktin e dorëheqjes së  Thaçit, por potencojnë se kjo dorëheqje është e vonuar.  Sipas tyre Thaçi do të duhej të dorëhiqej qysh në momenti kur erdhi lajmi për aktakuzën. Në vend të kësaj, kjo parti akuzon Thaçin se gjatë kësaj periudhe në prapaskenë negocioi për të shpëtuar veten prej akuzave.

Kontrolloni gjithashtu

BE riformaton qasjen ndaj Kosovës: Nga heqja graduale, drejt largimit të gjysmës së masave

Brukseli po rishikon qasjen ndaj masave ndaj Kosovës, duke kaluar nga koncepti i heqjes graduale …