Brickos

Vjosa Osmani vrapon për ta zënë karrigen kryetares së shtetit, por pa bërë asnjë reagim për veprimet e Speciales

Vjosa Osmani vrapon për ta zënë karrigen kryetares së shtetit, por pa bërë asnjë reagim për veprimet e Speciales

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pritur shumë për të zënë pozitën e ushtrueses së detyrës së kryetares së vendit. Me t’u larguar nga zyrja e tij kryetari i deritanishëm, Hashim Thaci, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të aktakuzës së konfirmuar nga Gjykata Speciale, Osmani i ka mbledhur gjërat e saj dhe ka vrapuar drejt presidencës. Madje, Osmani nuk ka shkruar as edhe një fjalë deri më tani për asnjërin nga ish drejtuesit e UÇK-së të cilët sot do të udhëtojnë drejt Hagës pas aktakuzave të ngritura. Ky veprimi i saj është shumë i ngutshëm dhe si shfrytëzim i shpejtë i momentumit të krijuar për t’u ulur në karrigen e presidencës. Megjithatë, ajo pritet që ta shfrytëzoj këtë pozicion vetëm disa ditë derisa partitë politike të dalin me një propozim tjetër për postin e të parit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …