Agim Gashi: Komuna e Prishtinës nuk i bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020

Sipas organizatës INPO komuna e Prishtinës i ka lënë pa shpenzuar 30 milion euro

Organizata INPO ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës i ka lënë pa shpenzuar 30 milion euro për investime kapitale. Nëpërmjet një komunikate për media, kjo organizatë e ka ripërsërit thirrjen publike ndaj kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal  që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit. “Sipas raportit financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2019, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ekzekutivi komunal, respektivisht kryetari i komunës, njëjtë si në vitin e kaluar, nuk ka arritur të shpenzoj as gjysmën e buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Nga mbi 46 milionë euro të parapara për këtë kategori, komuna ka shpenzuar vetëm 18 milionë e 845 mijë euro, apo vetëm 40.94% të mjeteve në dispozicion” thuhet në mes tjerash në komunikatën për medie të organizatës INPO.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …