Euobserver:

Sipas portalit Euroaktiv, Shqipëria është vendi i tretë në botë për emigracion, në krahasim me numrin e banorëve

Sipas portalit Euroaktiv, Shqipëria është e treta  në botë për e migracion, në krahasim me numrin e banorëve. Ajo ka me rreth 1.2 milion emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë. Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34 për qind të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36  për qind. Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv. Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia. Përveç kësaj, ka shqetësime se shumë njerëz nuk do të paguajnë sigurimet shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …