Avdullah Hoti

Avdullah Hoti e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për udhëtime të shpeshta jashtë vendit

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi pavarësisht gjendjes në vend,  më shumë rri jashtë sesa në Kosovë. Hoti shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndërprenë ministrave vizitat për shkak të gjendjes, ndërkaq Kurti rri më shumë jashtë vendit. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së Amerikës sepse thotë se  jemi vend sovran. Por a vlen ky sovranitet për  drejtorin e Policisë dhe drejtorin e Operacioneve të cilin e  dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, shkruan Hoti. Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, pasi ka vendosur  forcat policore në Veri ka takuar Fehmi Hotin, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe drejtorin për Operacione të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …