Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rënduar nga pasojat e helmimit të ujit, apo ndonjë helmi tjetër

Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Numër i madh i qytetarëve edhe gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë. Doktoresha Feride Dautaj, ka bërë të ditur për  mediet se nga ora 15:00 e së mërkurës e deri sot në mëngjes ndihmë mjekësore kanë kërkuar 114 pacientë.  “Prej tyre 67 kanë qenë me simptome  të helmimit, kurse dy raste janë dërguar në Spitalin e Pejës”. Në orët e mëngjesit ka filluar sërish fluksi i pacientëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …