leoni

Skënder Hyseni akuzon Lumir Abdixhikun: “Ti e solle Albin Kurtin në pushtet, je pjesë e shtet rrënimit”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar ashpër kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikun, pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për t’u konstituuar brenda afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale, Hyseni e akuzoi Abdixhikun se e solli në pushtet kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. “Mos vajto, por prano se je pjesë e shtetrrënimit së bashku me miqtë e tu, Kurtin dhe Osmanin”, ka shkruar ai. Hyseni gjithashtu ka ironizuar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, duke thënë se i vetmi rol i tij në proces ishte ndalimi i “telefonave”. Reagimi i tij vjen pas përpjekjes së fundit të dështuar për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këkon nga Albin Kurti që mos ta dërgon vendin në zgjedhje

Lumir Abdixhiku: Vendi është lodhur nga politikanët që s’respektojnë ligjin, shtetin dhe prokurorët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika të shumta në adresë …