Skender Hyseni

Skënder Hyseni-LDK-së: Pasi po i dëgjoni pallavrat e noterës së Albin Kurtit, në Kuvend, pse nuk e votoni Fondin Sovran?

Politikani, Skënder Hyseni, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për afrim me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Duke ironizuar me qëndrimin e LDK-së në seancën e adresimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se Abdixhiku është dashur të votonte edhe Fondin Sovran të Qeverisë Kurti, të cilin Kuvendi e ka miratuar në orët e vona të së premtes.  Ai ka shkruar: Meqë qëndroni në sallë të Kuvendit për të dëgjuar pallavrat e noterës së Albin Kurtit  dhe të ashtuquajturës presidente, Lumiri  i Rrugës së Re duhej te qëndronte po aty dhe të votonte edhe Fondin Sovran të shefit të tij! Është krejt legjitime të deklarohet se është bashkë me ta në misionin e shkatërrimit të çdo gjeje!”, ka shkruar Hyseni në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …