Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar. Kryeministri Albin Kurti duhet patjetër, në dritën e aktit kushtetues-ligjor dhe të pushteteve të ndara në Kosovë, të shkojë në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për të dëshmuar, pasi ajo është adresa e drejtësisë ligjore.  Karaçica paralajmëroi se mosparaqitja e Kurtit në Prokurori do të krijonte një precedent të rrezikshëm për qytetarët dhe institucionet e vendit. Nëse Albin Kurti heziton për shkak të autoritetit si kryeministër, atëherë do të hapë udhën e anarkisë për të tjerët, madje edhe për qytetarët e thjeshtë dhe biznesmenët, të cilët mund të thonë: Kur nuk shkoi kryeministri, as ne nuk do të shkojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …