Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për rritje të pagës minimale, duke e cilësuar këtë si një veprim të motivuar politikisht dhe jashtë kornizës ligjore. Në një shkrim autorial, Reçica thekson se Qeveria aktuale po tenton ta përdorë pagën minimale si instrument propagandistik në prag të zgjedhjeve të mundshme, në vend që ta trajtojë atë si proces ligjor dhe rezultat të dialogut social. “Rritja e pagës minimale nuk është vendim politik, por proces që kërkon profesionalizëm dhe respektim të Ligjit të Punës. Ky ligj përcakton qartë se Qeveria mund ta caktojë pagën minimale vetëm mbi bazën e propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social,” shkruan Reçica. Çdo vendim për rritjen e pagës minimale jashtë këtij mekanizmi përbën shkelje ligjore dhe dëmton parimet e dialogut social. “Punëtori i Kosovës meriton dinjitet, jo manipulim politik. Biznesi meriton stabilitet, jo pasiguri,” thekson ai. Në përfundim, Reçica nënvizon se vendimet për paga duhet të bazohen në ligj dhe konsensus shoqëror, e jo në kalkulime elektorale, në mënyrë që të sigurohet zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe drejtësi sociale.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					