Sllovakia mbyll zyrën ndërlidhëse në Kosovë, ndërsa dërgon 150 ushtarë për të forcuar praninë në forcat e KFOR-it

Sllovakia ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm do të mbyllë zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë, një vendim që është arsyetuar me riorganizimin e rrjetit diplomatik. Gjatë një vizite në Beograd, kryeministri sllovak, Robert Fico, bëri të ditur se informatat për situatën në Kosovë do të sigurohen nga kontingjenti i ushtarëve sllovakë që do të kthehen në misionin e KFOR-it pas 15 vjetësh. Fico, në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, theksoi se 150 ushtarë sllovakë do të angazhohen në KFOR për të mbështetur stabilitetin në rajon. Ai gjithashtu rikonfirmoi qëndrimin e vendit të tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, edhe në rast presionesh ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …