Smajl Latifi: 24 vjet nga masakra e Dubravës, për të cilën Serbia asnjëherë nuk u dënua

24 vjet nga masakra e Dubravës, për të cilën Serbia asnjëherë nuk u dënua
Sot u bënë 24 vite prej se ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha të Serbisë kundër shqiptarëve dhe kjo ka ndodhur në të ashtuquajturat “Institucione të Sigurisë”.
24 vjet nga kjo masakër dhe askush nuk u dënua për barbarinë kriminale serbe, në të cilën brenda burgut u vranë 160 shqiptarë të burgosur e mbi 300 të tjerë mbetën të gjymtuar, të plagosur e të sakatuar.
Masakra e Dubravës është dëshmia më e mirë e krimit të organizuar shtetëror të Serbisë ndaj të burgosurve shqiptarë.
Në fakt, Kosova ishte e tëra një burg i madh, e rrethuar nga të gjitha anët nga kriminelët serbë që donin të zhduknin në tërësi qenien shqiptare.
Është koha e fundit, që bota e lirë dhe demokratike ta shohë dhe ta vlerësojë me sy real tragjedinë që përjetoi populli ynë nën thundrën e Serbisë pushtuese dhe ta vlerësojë drejtë luftën tonë çlirimtare.
Ata që udhëhoqën dhe drejtuan skuadrat e krimit janë pikërisht kriminelët serbë dhe Masakra e Dubravës është njëra nga qindra dëshmitë e krimit të organizuar shtetëror serb kundër popullit tonë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Sekretariati për Kulturë – BDI: Reagimi i Jehona Ajdinit i konfirmon dyshimet, Prokuroria duhet të hapë hetim për ndikimin e Izet Mexhitit mbi Agjencinë e Filmit

Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton se dje alarmuam për një skandal të paparë – një …