Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim mërgimtarin Feriz Shala nga Zaqishti, një kontribuues i çështjes kombëtare, veprimtar e luftëtar i UÇK-së, një njeri i përkushtuar për vendin dhe fshatin e tij.
“Pata kënaqësinë të mirëpres mërgimtarin tonë të nderuar, z. Feriz Shala nga Zaqishti, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Itali. Ferizi është më shumë se një mërgimtar i zakonshëm – ai është një kontribuues i çështjes kombëtare, veprimtar e luftëtar i UÇK-së, një njeri i përkushtuar për vendin dhe fshatin e tij, i cili nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët dhe identitetin. Kontributi i tij, qoftë në aspektin atdhetar, qoftë në përkrahje të zhvillimit lokal në Zaqisht, është për t’u vlerësuar dhe për t’u falënderuar.
Në këtë takim, më shoqëroi edhe miku im, Mejdi Kabashi, po ashtu nga Zaqishti, me të cilin ndamë mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe dashurinë e palëkundur që mërgimtarët tanë si Ferizi kanë ndaj vendit të tyre.
Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë. Ata janë ura lidhëse mes Kosovës dhe botës. Kontributi i tyre është gurthemel i rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Latifi, i cili të hënën ka marr vendim që të ofroj pa pagesë për mërgimtarët tanë, oborrin e komunës dhe të Shkollës Fillore “Bekim Sylka” në Rahovec, për periudhën 15 korrik – 15 gusht 2025.