Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shfaqur brengën e tij mbi pasojat e mungesës së institucioneve qendrore për shkak të moskonistituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se mungesa institucioneve të reja ka ndikim të drejtpërdrejtë në punën e komunave. “Kjo ndikon edhe në komunat e Kosovës, edhe në komunën tonë. Mbi të gjitha, një shtet pa Kuvend të konstituuar, pa qeveri me fuqi të plotë, është dëm i madh për interesin e shtetit, si në raport me komunat, me zhvillimet, në jetën reale, por edhe në raport me jashtë. Është pasqyrë shumë e keqe nëse shteti ynë edhe pesë muaj pas zgjedhjeve nuk ka Kuvend dhe ka një qeveri që nuk e dimë a është qeveri në detyrë a është në dorëheqje. Është një situatë e paqartë, e cila e ngarkon me probleme shtesë Kosovën, rrjedhimisht edhe komunat”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
