leoni

Smajl Latifi: Sot e parandalova një protestë të fermerëve, atyre duhet lejohet qasja në tokat e tyre

Latifi: Sot e parandalova një protestë të fermerëve, atyre duhet lejohet puna në ara, komuna për këtë do t’u jap leje

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi po i kundërshton masat e reja të marra nga niveli nacional lidhur me kufizimin e lëvizjes. Ai thotë fermerët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre, gjë për të cilën thotë se komuna do t’u japë lejen. Latifi thotë ministri i Shëndetësisë nuk është konsultuar me kryetarët e komunave për këto masa dhe se të njëjtat janë arbitrare. Madje, shton se sot ka parandaluar një protestë të mundshme të fermerëve në komunën që ai drejton, meqë siç tha, janë të indinjuar me veprimet dhe vendimet e qeverisë. Kryetari i Rahovecit, thotë se do të presin disa orë për t’u sqaruar në tërësi çka përmbajnë masat e reja, dhe cilat janë rrethanat lehtësuese për fermerët dhe bujqit. Në të kundërtën, thotë se insiston për një zgjidhje konkrete duke u lejuar qasja fermerëve në tokat e tyre. Duke theksuar se nuk pajtohen me kufizimin që e ka vendosur qeveria, Latifi thotë se ministrat duhet të adresojnë me urgjencë problemet e fermerëve dhe bujqve.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …