leoni

Sokol Bashota: DITA E SOTME PËRKUJTON SAKRIFICËN SUBLIME QË MBOLLI RRËNJËT E LIRISË DHE TË ARDHMËRISË

Për Klinën me 18 qershor të vitit 1999 erdhi Ora e Madhe e Lirisë pas gjithë atij rrugëtimi shekullor për një gjakim të vetëm, për lirinë e shenjtë që është sublimim i sakrificës së më të shtrenjtëve tanë, të cilët me çmimin e gjakut arritën këtë ditë.
Në ditën e sotme, njëzetegjashtë vjet më parë, në Klinë, si kudo në Kosovë, agoi dielli i dritës dhe i ngrohtësisë së lirisë së shumëpritur dhe shumë shtrenjtë të paguar. Njëzetegjashtë vjet më parë ra perdja e hekurt e me të u zhduk errësira; netët e gjata e të skëterrshme të robërisë shumëshekullore përfunduan me dritën e mëngjesit kombëtar. Gjithnjë do të mbetet i freskët dhe i paharrueshëm përjetimi, të cilin nuk e ka fatin çdo gjeneratë ta ketë: ai i shijes së aromës së lirisë.
Lirinë e fituam me përpjekje dekadash e shekujsh, me arsim, me kulturë, me luftë e me penë, por më shumë se të tjerët, për lirinë që kemi sot, dhanë luftëtarët e lirisë e të pavarësisë, që punuan për ideal, për të parë ditën e sotme. Një pjesë e këtyre bijave dhe bijve të paepur nuk patën jetë për ta parë misionin e përmbushur. U falemi përjetë atyre. U falemi përjetë atyre që ranë në altarin e lirisë, duke bërë flijimin e madhërishëm. U falemi nga zemra sot, në Ditën e Lirisë e të Çlirimit tonë.
Ju uroj këtë Ditë të Lirisë gjithë qytetarëve të komunës së Klinës!
Të rënëve paqe në Dheun e Lirë të Kosovës, brezave jetë të begatshme në liri!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …