Sonja Biserko: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje politike

Sonja Biserko: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje politike

Presidentja e Komitetit Serb të Helsinkit, Sonja Biserko ka deklaruar se çështja e shqiptarëve të ç’adresuar në Kosovën Lindore është më tepër politike. Ajo nënvizon se çështja, është peng e statusit të Kosovës, që sipas Beogradit është ende i pazgjidhur. Sipas aktivistes së njohur të të drejtave të njeriut, kjo problematikë duhet të përfshihet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe të trajtohet me seriozitet. Biserko shton më tej se, faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj Beogradit në mënyrë që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara për integrimin e komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …