Sot 1 i shëruar dhe 3 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga IKSHPK në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Rastet e regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Llazicë, Astrazup dhe Pagarushë, ndërsa numri i rasteve aktive është 33 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga data 14 mars kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, të prekur me covid-19 janë regjistruar, 215 persona, prej tyre 163 janë shëruar, 19 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19, mbesin 33 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në …