Sot deklaratat hyrëse në Hagë për rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Sot do të mbahen deklaratat hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 09:30 dhe të zgjasë deri rreth orës 16:00. Përveç Thaçit, në këtë rast janë të përfshirë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre, me qëllim ndikimin në rrjedhën e procesit gjyqësor. Prokuroria pretendon se këto veprime përbëjnë pengim të drejtësisë. Të pesë të akuzuarit janë vetë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaci

27 vite nga Rambujeja – Hashim Thaçi, nga udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Hagë si i akuzuar

Më shumë se 27 vite pas nisjes së Konferencës së Rambujesë, një nga figurat kyçe …