leoni

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë të martën në përpjekjen për të konstituuar përbërjen parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Që nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor, që u dha ultimatum prej 30 ditësh për konstituim, parlamenti ka mbetur i bllokuar, ndërsa afati përfundimtar përfundon më 26 korrik. Partitë kryesore opozitare, përfshirë PDK, LDK, AAK, Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe, refuzojnë të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke argumentuar se kjo mënyrë votimi është jokushtetuese. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje insiston se votimi i fshehtë është i ligjshëm dhe ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo ka deklaruar se do të tërhiqet nëse nuk siguron 61 vota. Pas takimeve të dështuara ndërmjet liderëve politikë, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi konsultime të reja dhe kërkoi respektim të aktgjykimit të Kushtetueses, duke lënë të hapur mundësinë e kërkimit të sqarimeve shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …