Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish kryeministrin, Sali Berisha, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje

Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e kompleksit Partizani. Ai do të merret në pyetje sot në orën 14:oo. Dje  zbarkuan oficerët e policisë Gjyqësore për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë. Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha si gjithnjë  e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …