Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e aplikimit për ata që mendojnë se i plotësojnë kriteret dhe kushtet për të qenë përfitues në shfrytëzim të këtyre banesave nga familjet me status të rënduar socialo-ekonomik. Komuna e Prishtinës do të ndajë 100 njësi banesore në shfrytëzim për familjet në nevojë dhe kategoritë e dala nga lufta. Këto dy blloqe banesore janë ndërtuar në Hajvali dhe tashmë është faza e aplikimit, ku 50 banesa do të ndahen për familjet me status të rënduar socialo-ekonomik dhe 50 tjera për kategoritë e dala nga lufta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
