Mërgimtarët në Zvicër, organizuan homazh me portretet e 64 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Mërgimtarët në Zvicër, organizuan homazh me portretet e 64 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Ministria e Diasporës në Cyrih të Zvicrës organizoi ekspozitë me portretet e 64 dëshmorëve qe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati.  Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë nga diaspora në të gjitha periudhat e zhvillimit të ngjarjeve në atdhe. Emrat e dëshmorëve të evidentuar u lexuan nga Shukrije Ramadani, ushtruese e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës. Ministri, Murati gjithashtu mori pjesë në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Lidhjes së Arsimtarëve në Zvicër, ku u diskutua për gjendjen ë mësimit plotësues në Zvicër. Ai garantoi vazhdimin e përkrahjes nga Ministria e Diasporës, si në aspektin e furnizimit me libra falas, ashtu edhe përmes vazhdimit të organizimit të aktiviteteve të ndryshme për fëmijët nga diaspora, në diasporë dhe atdhe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …