Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave, të cilat marrijn dhjetëra mijë jetë njerësh brenda vitit. Nga vendosja e tyre nëpër Kosovë nga ushtria e Serbisë, kanë pësuar qindra qytetar. Vetëm pas përfundimit të luftës, janë evindetuar 117 raste të humbjes së jetës dhe 468 raste kur viktimat kanë humbur gjymtyrë e organe. Ende nuk dihet me saktësi se sa shqiptar kanë pësuar nga minast gjatë luftës së viteve 1998 – 1999. Nga minat e vendosura nga ushtria e Serbisë përgjatë brezit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë humbur jetën, organe e gjymtyrë edhe shumë qytetar të Shqipërisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numtri i njerëzve që humbin jetën nga minat në botë brenda vitit është rreth 20 mijë. Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
