leoni

Sot është përuruar zgjerimi dhe rehabilitimi i hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë

Sot është përuruar zgjerimi dhe rehabilitimi i hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë. Siç njofton kumtesa, Lekaj tha se revitalizimi i pikës kufitare do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Ai shtoi se edhe në vazhdim do të punohet që ky kufi të mbetet simbolik. Mes të tjerash, theksoi se pret që infrastruktura rrugore të zgjerohet edhe në hyrjen e kufirit nga ana e Shqipërisë. “Për 10 ditë, MIT, në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, asfaltoi shiritat shtesë dhe ata ekzistentë, dhe shtoi shenjëzimin bashkë me ndriçim”, thuhet në kumtesën nga kjo Ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …