Sot është shënuar dita e shkollës në fshatin Gurbardh, që mbanë emrin e heroit dhe dëshmorit të kombit Habib Berisha

Sot është shënuar dita e shkollës në fshatin Gurbardh, që mbanë emrin e heroit dhe dëshmorit të kombit Habib Berisha. Për këtë qëllim, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruare nga nënkryetari Vesel Krasniqi, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtor tjerë të drejtorive komunale dhe anëtar të Kuvendit të Komunës, e kanë vizituar familjen e dëshmorit Habib Berisha. Gjatë vizitës në familjen Berisha, ku janë pritur nga nënë Sevdija (nëna e dëshmorit), djali Shqiproni, vëllezër, motra e familjarë të tjerë, kryetari Kastrati ka shprehur mirënjohjen më lartë për dëshmorin, Habib Berisha dhe familjen e tij. “Respekt e mirënjohje të pa kufijshme për kontributin e  dhënë dhe për sakrificën e Habibit dhe tuajën si familje”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë bisedës me nënën e dëshmorit dhe familjen e tij.

“Familjet e dëshmorëve janë sinonim i lirisë dhe shtetësisë sonë. Pavarësisht tendencave për ti sulmuar këto vlera të luftës sonë, ne do të qëndrojmë të fortë dhe do ti avancojmë këto vlera, duke realizuar amanetin e dëshmorëve të kombit, dhe juve nënë e dëshmorit dhe të gjitha nënave dhe familjeve të dëshmorëve, ju jemi përjetësisht mirënjohjes që rritën djem si Habibi dhe na sollët lirinë”, është shprehur  mes emocionesh, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë vizitës në familjen e heroit dhe dëshmorit të kombit, Habib Berisha.

Më pas, në ambientit e SH.F.M.U. “Habib Berisha”, është mbajtur edhe një aktivitet, për ët shënuar 75 vjetorin e kësaj shkolle dhe 25 vjetorin e daljes publike të Habib Berishës, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Kastrati, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur edhe mirënjohje për të arriturat e kësaj shkolle, si dhe premtoj se përkrahja do të jetë e vazhdueshme për të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Drejtori i kësaj shkolle, Bekim Berisha, ka folur për të arriturat e kësaj shkolle gjatë viti shkollor, si dhe për kontributin e kësaj vatre shkollore, të hapur 75 vite më parë. Më pas edhe Hajdin Berisha, ka folur për këtë datë, e cila lidhet me 75 vjetorin e shkollës dhe daljen publike të Habib Berishës, si ushtar i UÇK-së, si dhe të prof.Hamdi Berisha, të dy heronj dhe dëshmorë të kombit. Po ashtu edhe kryetari OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka shpalosur kujtime dhe ka folur për kontributin e Habib Berishës, gjatë luftës së UÇK-së. Në fund, në emër të familjes, Shqipron Berisha ( djali i dëshmorit), i ka falënderuar të gjithë për respektin dhe organizimin e kësaj ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …