Covid

Sot është shënuar një rast i vdekjes nga virusi korona, 47 të infektuar, ndërsa 7 janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë   e 482    testime sa janë bërë në nivel vendi,  47 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore   është shënuar një rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 7 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 48.  Numri  përgjithshëm i rasteve aktive është  492 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Docherty: I lumtur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë

Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka shfaqur gëzimin e tij …