Komuna e Skenderajt me anë të një njoftimi bënë të ditur se sot fillon rivarrimi i Dëshmorëve të Zonës Operative të Drenicës nga varrezat e fshatrave të ndryshëm në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
“Sot, me datë 18.07.2018 në ora 15:00 fillon procesi i rivarrimit të Dëshmorëve të Zonës Operative të Drenicës nga varrezat e fshatrave të ndryshëm në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Rivarrimi i dëshmorëve nga varrezat e fshatrave të ndryshme ka filluar pas rivarrimit të dëshmorëve nga varrezat e fshatit Polac dhe do të vazhdojë me kërkesën e familjarëve edhe në të ardhmen, që dëshmorët nga varrezat që janë, të barten në Kompleksin në Marinë”, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
