Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor në Komuna”

Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor në Komuna”

Sot, Instituti GAP publikoi raportin Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor në Komuna”.

Nga viti 2015 kur ka hyrë në fuqi Ligji për barazi gjinore, buxhetimi gjinor është obligim ligjor për të gjitha institucionet. Qëllimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është i trefishtë: promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në politikat fiskale; rritja e pjesëmarrjes së përgjegjshme gjinore në procesin buxhetor, dhe promovimi i barazisë gjinore.

Instituti GAP përmes këtij raporti ka analizuar procesin dhe ndikimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) tek organizatat buxhetore të nivelit lokal. Nga 2017 deri 2023, asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjitha komunat të dorëzojnë të plotësuara shtojcat e BPGj. Në shumë raste, edhe kur dorëzohen, shtojcat e BPGj janë me shumë gabime në të dhëna.

Sa i përket procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2023, 33 komuna kanë ofruar të dhëna për punësimin e grave dhe burrave në sektorin publik komunal; 34 komuna kanë ofruar informata lidhur me shpërndarjen vjetore të buxhetit në paga; 25 komuna kanë ofruar të dhëna për numrin e grave dhe burrave që mund të përfitojnë subvencione; 26 komuna kanë dhënë informata të plota lidhur me shumën e subvencioneve të planifikuara e të ndara sipas gjinisë; 31 komuna kanë plotësuar të dhënat e BPGj sa i përket nivelit të pagës për gratë dhe burrat e punësuar në sektorin publik.

Në 33 komunat që kanë plotësuar shtojcën për BPGj, del se janë të punësuara në total 18,739 gra (48.8%) dhe 19,626 burra (51.2%). Prej 34 komunave të cilat kanë plotësuar shtojcën për BPGj, në 22 prej tyre burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit të destinuar për paga. Përkundër asaj që në vitin 2023 parashihet që në total më shumë gra se burra të përfitojnë subvencione nga komunat, sa i përket vlerës së subvencionimit, 14 nga 25 komuna që kanë ofruar informata të plota, parashohin subvencionim në vlera më të larta për burra se për gra.

Instituti GAP rekomandon që në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2024, MFPT të shtrëngoj kriteret për aprovimin e buxheteve komunale nëse komunat nuk dorëzojnë të plotësuara edhe shtojcën për BPGj. Po ashtu, buxhetimi gjinor duhet të përfshihet edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe të gjitha të dhënat rreth procesit të BPGj duhet të jenë pjesë e Projektbuxhetit që dërgohet në Kuvend të Kosovës për aprovim si dhe pjesë e projektbuxheteve komunale për diskutim në kuvendet e komunave.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …