Gjenerallejtënant Rrahman Rama do të jetë komandat i Forcës së Sigurisë të Kosovës edhe për pesë vitet e ardhme

Sot janë zyrtarizuar emërimet e Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së

Pas votimit të tri projektligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrimit nga Presidenti Hashim Thaçi, si dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare, dje më 21 janar 2019, solemnisht u bë zyrtarizmi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe procesi i tranzicionit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së. Kryeministri i Kosovës me vendimin e nxjerrë më datë 17 janar 2019, ka emëruar Ministër të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha. Vendim ka hy në fuqi më 20 janar 2019. Po ashtu edhe Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar zyrtarisht Komandant të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me mandat 5 vjeçar. Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u betua para Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi,  se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci nis vizitën zyrtare në Izrael, thekson bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-izraelite

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Izrael …